Telegrafi

Sony do ta shesë biznesin e saj të kompjuterëve personal

Sipas agjencisë japoneze të lajmeve Nikkei, thuhet se kompania është duke kërkuar të shesë biznesin e saj të kompjuterëve personal tek një fond investues për një vlerë e cila arrin në 492 milionë dollarë.

Një artikull i datës 1 shkurt 2014 deklaroi se Sony është duke diskutuar me Lenovo Group për krijimin e mundshëm të një sipërmarrje të përbashkët për biznesin e saj të kompjuterëve personal.

Siç kemi thënë edhe më parë, Sony vazhdon t’i shqyrtojë mundësitë e ndryshme për biznesin e saj të kompjuterëve personal, por raporti medial për krijimin e një aleancë të mundshme të biznesit mes kompanive Sony dhe Lenovo është i pasaktë, thuhet në njoftimin zyrtar të kompanisë.

Bazuar në raportin e Nikkei, një ndarje e mundshme nga njësia e kompjuterëve personal do t’i mundësonte kompanisë Sony per ta zhvendosur fokusin e saj tek telefonat e mençur mobil, edhe pse dihet se kompania garon me rivalët e mëdhenj sikurse HTC, LG, Motorola apo edhe Samsung, prodhuesin kryesor të telefonave mobil që bazohen në Android. / Telegrafi /