Dhe kjo strategji nënkupton se Sony mund ta braktis biznesin e saj të telefonave të mençur mobil dhe televizorëve.
Drejtori ekzekutiv i kompanisë Sony Kazuo Hirai tha të mërkurën se kompania e tij nuk do ta ndjekë më rritjen e shitjes në fusha të tilla si telefonat e mençur, ku ajo ka vuajtur nga konkurrenca që vie nga rivalët më të lirë aziatik, si dhe udhëheqësit e industrisë si Apple dhe Samsung.
Në vend të tyre, Sony do t’i fokusojë shpenzimet e saj në bizneset më fitimprurëse, përkatësisht në sensorët e kamerave, video-lojërat dhe argëtimin, derisa kompania kërkon të kthehet në rritje të fitimeve. (Telegrafi)