Sipas Bloomberg, Sony është detyruar të evakuojë punonjësit nga gjashtë fabrika, të cilat prodhojnë disqe Blu-ray, bateri dhe koka magnetike, për shkak të motit në veriperëndim të Japonisë.
Ndërkohë, Toyota përkohësisht ka mbyllur tri fabrika, Fuji pesë, Nissan katër dhe Honda dy.
Aksionet e këtyre kompanive që tash janë në minus në bursën e Frankfurtit, ndërkaq më keq ka kaluar Honda aksionet e të cilës janë në minus 4.5%.
Panasonic dhe Canon kanë përjetuar probleme më të vogla, ndërsa deri më tani nuk janë detyruar t’i mbyllin fabrikat. /Telegrafi/