Site icon Telegrafi

Sony dhe Netflix ndalojnë prodhimin e dy filmave të rinj ku Will Smith ishte paraparë të luante

Filmat e ardhshëm të Will Smithit janë në stopim, pas sulmit të tij ndaj Chris Rockut në ceremoninë e “Oscars” fundjavën e kaluar.

Puna në pjesën e katërt të ekskluzivitetit “Bad Boys” është ndalur nga kompania Sony pas trazirave, sipas The Hollywood Reporter.

Në këtë film, Smith ishte ribashkuar me yllin Martin Lawrence në rolin e një agjenti droge në Miami, shkruan DailyMail.

Dhe Netflix thuhet se ka ngadalësuar prodhimin e filmit të tij thriller aksion të planifikuar, “Fast and Loose”, ku luan 53-vjeçari Smith.

Lexo po ashtu Si po i vendosin taksa vendet evropiane Netflixit, duke e detyruar gjigantin e transmetimit të investojë në kinematë e tyre?

Burimet e industrisë thonë se studiot duan të vlerësojnë se sa i dëmtuar është bërë reputacioni i Smithit pasi ai u fut në skenën e “Oscars” për të goditur Rockun pas një shakaje që ai bëri në kurriz të gruas së tij, Jada Pinkett Smith.

Aktori i “Men in Black” dhe “Ali” do të shfaqet gjithashtu në dramën e skllavërisë të Apple TV, me titull “Emancipation” këtë vjeshtë – gjë që deri më tani nuk ka pasur asnjë sugjerim që transmetimi i saj mund të shtyhet.

Smith njoftoi së fundmi dorëheqjen e tij nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, duke thënë se ai kishte ‘tradhtuar’ besimin e saj.

Tani ylli – i cili fitoi çmimin “Aktori më i mirë” këtë vit për portretizimin e Richard Williams, babait të yjeve të tenisit Venus dhe Serena, në filmin “King Richard” – nuk ka gjasa të ftohet për të shpallur çmimin e ‘aktores më të mirë vitin e ardhshëm’…një detyrë e kryer vitet e fundit nga aktori më i mirë në largim.

Akademia ndërkohë tha se do të ‘vazhdojë të ecë përpara’ me procedurat disiplinore. /Telegrafi/

Exit mobile version