Jolla ka njoftuar se do të fillojw bashkëpunimin me Sony. Kjo do të thotë që kompania do të lansojw sistemin e tyre operativ, Sailfish OS, për një numër të pajisjeve Sony Xperia.
Njoftimi u bë nga Jolla përmes një konference për shtyp, ku kompania poashtu njoftoi se projekti i parë i këtij partneriteti do të jetë një telefon Xperia X që do të punojw me Sailfish OS, dhe që është shfaqur në Mobile World Congress.
“Synimi është të ofrojmë sistemin tonë operativ për konsumatorët deri në çerekun e dytë të 2017,” thuhet në deklaratën e kompanisë.