Sony i Japonisë dhe Honda Motor të enjten ranë dakord zyrtarisht për një sipërmarrje të përbashkët në pronësi të barabartë që do të fillojë shitjen e makinave elektrike në vitin 2025.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Honda sikurse rivali më i madh Toyota Motor, ka qenë më i ngadalshëm në kalimin e automjeteve elektrike (EV) se sa prodhuesit globalë të automjeteve dhe është nën presionin e investitorëve për të prodhuar makina pa karbon dhe të pajisura me teknologji më të re, si p.sh. veçoritë e vetë-drejtimit.
Prodhuesi i makinave, që ofron vetëm një EV, Honda e, ka thënë se planifikon të lansojë 30 modele EV dhe të prodhojë rreth 2 milionë EV në vit deri në vitin 2030.
Në ndërmarjen e përbashkët, plan që u njoftua për herë të parë në mars dhe të quajtur “Sony Honda Mobility”, Honda do të sjellë ekspertizën e saj në ndërtimin dhe shitjen e makinave dhe Sony do të shtojë softuerin dhe teknologjinë e saj, thanë kompanitë në një deklaratë të enjten. /Telegrafi/