Telegrafi

Sony depërton në realitetin virtual me dy pako të PlayStation VR

Sony ka njoftuar këtë javë se do të lansojë dy pako me pajisjet e realitetit virtual – PlayStation VR.

Pajisjet e reja inovative për lojëra nga Sony do të lansohet në fillim të këtij muaji, dhe do të jenë në dispozicion për tu blerë nga java e ardhshme me çmim prej 499 dollarëve.

Paketa e parë e PlayStation VR është në dispozicion për para-porosi edhe para lansimit zyrtar, dhe do të jetë në dispozicion edhe një herë duke ju lejuar që të merrni gjithçka që ju nevojitet për të shijuar lojrat e realitetit virtual, në qoftë se ju tashmë keni një konsolë të PlayStation 4.