Site icon Telegrafi

Sony blen studion e video-lojërave Bungie në një marrëveshje prej 3.6 miliardë dollarëshe

Gjiganti Sony ka blerë Bungie, studion e video-lojërave që krijoi ekskluzivitete të suksesshme si “Halo” dhe “Destiny”, në një marrëveshje prej 3.6 miliardë dollarësh që centralizon më tej industrinë e lojërave që po konsolidohet me shpejtësi.

Në një postim në blog, Sony (SONY) tha se blerja do të ndihmonte ta çonte platformën e saj PlayStation “përtej konzolës” dhe të plotësonte përpjekjet e kompanisë për të zhvilluar lojëra video me shërbim të drejtpërdrejtë, përcjell Telegrafi.

“Ky është një hap strategjik drejt vazhdimit të evoluimit të përvojave të lojërave që ne ndërtojmë”, shkroi Jim Ryan, CEO i Sony Interactive Entertainment, në një postim në blog.

Ndërsa Bungie, në njoftimin e saj, tha se mbetet e përkushtuar ndaj vizionit dhe pavarësisë së saj krijuese.

“Ne do të vazhdojmë të publikojmë në mënyrë të pavarur dhe të zhvillojmë në mënyrë krijuese lojërat tona. Ne do të vazhdojmë të drejtojmë një komunitet të unifikuar Bungie. Lojërat tona do të vazhdojnë të jenë aty ku është komuniteti ynë, kudo që ata zgjedhin të luajnë”, ka thënë kompania.

Marrëveshja vjen më pak se dy javë pasi Microsoft njoftoi se po blinte një tjetër gjigant në industri, Activision Blizzard, i cili kontrollon “Call of Duty” dhe “World of Warcraft”. /Telegrafi/

Exit mobile version