Sony Pictures në vend të paraqitjes së shkurtë të “Khali the Killer” e ka publikuar në YouTube të gjithë filmin, edhe pse titulli shkruante se ishte fjala vetëm për paraqitjen e shkurtër.
Dashamirët e filmit ka kohë që ankohen se paraqitjet e shkurtra filmike nuk e përmbajnë thelbin e filmit, prandaj Sony Pictures, me ose pa qëllim, ka shkruar një hap më tutje duke anashkaluar procedurën normale të marketingut.
“Khali the Killer: Official Red Trailer” ka pasur për qëllim që t’ua paraqiste fansave të filmit në pak minuta skenat kryesore të dramës me krim.
Megjithatë, shikuesit e kanë pasur mundësinë që ta shohin të gjithë filmin në YouTube.
Kompania e famshme filmike e ka kuptuar gabimin pas gjashtë orësh, pasi filmin e kanë shikuar dhjetëra mijëra njerëz.
Sidoqoftë, filmin nuk ishte në dispozicion në formatin HD, ndërsa tani është në disponim në shërbimet ‘streaming’.
Publikimi pa pagesë në YouTube mund të paraqesë humbje financiare për Sony Pictures, kur kihet parasysh se edhe në IMDB filmi “Khali the Killer” ka marrë kritika negative. /Telegrafi/
https://youtu.be/ztTG75JPvhQ