Jeni gati për një lojë për qejfi? Nga ora 20:00 sonte luhet Tap n’Temë, quizi që u mundëson lojtarëve ta zgjedhin temën e pëlqyer, me të cilën do të zhvillohet quizi. Për këtë javë, lojtarët e javës së shkuar kanë zgjedhur temën “Kryeqytetet e botës”.
Regjistrohu këtu dhe bëhu gati për Tap n’Temë, quizin më të ri nga gjirafaVideo, i cili vazhdon të sjellë risi dhe lojë argëtuese për lojtarët e saj. Përpos ndryshimeve në format, ku tani lojtarët kanë më shumë pyetje, raunde, e befasi të ndryshme, TapQuiz vazhdon të sjellë shpërblime shumë të mira për fituesit e lojës.
Këtë të enjte, pra sonte, shpërblimet për tre vendet e para janë:
Vendi i parë – Samsung Galaxy A20
Vendi i dytë – Tastierë MSI
Vendi i tretë – Prizë PowerCube
Shpërblimet janë shumë të këndshme dhe të nevojshme, të cilat e bëjnë këtë lojë më interesante. Ndërkohë, përvec Tap n’Temë, TapQuiz është rikthyer edhe me një format tjetër, të quajtur Tap n’Sport, i cili zhvillohet cdo të mërkurë, nga ora 20:00.
Që të luani Tap n’Temë ju duhet të regjistroheni. Ndiqni këto hapa për t’u regjistruar:
Hyr në GjirafaVideo.com.
Kyçu në llogarinë tënde në Gjirafa.
Nëse nuk ke llogari, e krijon një shumë shpejtë me të dhënat tuaja.
Shkon në seksionin LIVE TV.
Klikon mbi videon e parë live – Tap n’Temë.
Klikoni mbi butonin “Hyr në quiz”, i cili gjendet poshtë videos (nëse je nga telefoni) ose djathtas videos nëse je nga laptopi.
Regjistrohu duke klikuar këtu, ndërsa në orën 20:00 bëhu gati për lojë.