Këngëtarja Adelina Berisha, sezonin e verës e nisi me projektin e saj “Love It”, i cili është pëlqyer shumë dhe ka arritur të grumbullojë mbi katër milion klikime në Youtube.
Por, edhe pse e angazhuar me koncerte, ajo nuk e ka ndër mend ta mbyll sezonin vetëm me një këngë për këtë verë, kjo pasi ajo ka gati këngën e saj më të re, e cila do të publikohet sonte (e enjte) në ora 18:00.
Kënga titullohet “T’kom ik” dhe është punuar në Massive Production, nga Granit Gashi dhe Nurteel Morina. Videoklipi është realizuar në bregdet dhe është duke u finalizuar nga produksioni në fjalë.
Lajmin për publikimin e projektit, e ka bërë të ditur vetë Adelina teksa ka publikuar trailerin e klipit në llogarinë e saj zyrtare në Instagram./Telegrafi/