Shoqata qytetare “Protestoj” sot sërish ka organizuar protesta në Resnjë nga ku u kërkua kthimi i lirisë, drejtësisë dhe demokracisë në vend, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Demonstruesit përkujtuan afatin për plotësim të kërkesave të tyre dhe bën me dije se mbeten në mbrojtje të Prokurorisë speciale publike.
Protesta u mbajt në sheshin e qytetit, nga ku të pranishmëve iu drejtua sekretari i përgjithshëm i LSDM, Oliver Spasovski.
Nga ana tjetër qytetarët e Velesit për të gjashtën ditë protestuan nën ngjyrat e “Revolucionit Laraman”.
Ata duke lëvizur nëpër qendrën e qytetit bërtisnin “Hajdutë”, “Ktheni paratë”, “Dorëheqje për gjyshen Çadi”, “Përkrahje për SPS”, dhe “Mafia në burg”.
Protesta përfundoi në Sërmaale në të cilën u përsëritën kërkesat e lëvizjes “Protestoj”.
Në Veles protestat e radhës janë paralajmëruar për të enjten./Telegrafi/