Site icon Telegrafi

Sonte do të ndizet pema e Vitit të Ri në sheshin “Maqedonia”

Pema e Vitit të Ri që është vendosur në sheshin “Maqedonia” do të ndizet sonte në ora 19:00, si paralajmërim për festat e Vitit të Ri në Shkup.

Për shkak të pandemisë së coronavirusit, këtë vit ndriçimi i pemës së Vitit të Ri në qendër të qytetit do të jetë simbolik.

Qyteti i Shkupit u bën thirrje qytetarëve që do të dalin në shesh, të respektojnë masat e rekomanduara kundër Covid-19, të mbajnë maska ​​dhe të mbajnë distancën e përcaktuar.

Në sheshin “Maqedonia” sonte do të marrë pjesë edhe kryetari i Shkupit, Petre Shilegov./Telegrafi/

 

Exit mobile version