Peja ka gjasa më të mëdha për fitore pasi që luan para tifozëve të saj, por kur përballen këto dy skuadra asnjëherë nuk ka favorit.
Në ndeshjet e ndërsjella që i zhvilluan këto dy skuadra gjatë kampionatit të rregullt, u ndanë baras secila me nga dy fitore. Ndërsa, bardhekaltërit i mposhtën pejanët në finalen e Kupës së Kosovës dhe dëshmuan edhe një herë epitetin e fuqisë së basketbollit kosovar.
Peja nuk ka asnjë mungesë në përbërjen e saj dhe të gjithë lojtarët janë më se të motivuar që këtë vit ta fitojnë kampionatin e Kosovës pas shumë e shumë viteve. Ndërsa, prishtinasve iu mungon plejmejkeri dhe snajperisti Alvin Snow, i cili ende nuk është rikuperuar nga lëndimi i tij, por tani është rikthyer qendra Julian Terrell, i cili e bën diferencën në parket.
Kush mendoni se do të jetë fitues i kësaj ndeshje, Peja apo Sigal Prishtina? Shprehuni në hapësirën për komente…