Site icon Telegrafi

Sonte shpallen filantropët e Maqedonisë për vitin 2017

Në kuadër të projektit SIGN për qëndrueshmëri, që zbatohet nga HORUS si organizatë anëtare e SIGN – rrjetit rajonal për fondacione lokale në Ballkanin Perëndimor, sonte do të jepen çmimet për filantropi ”OKO” për vitin 2016, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i këtyre çmimeve është njohja e kompanive dhe nxjerrja në pah e tyre, e fondacioneve dhe shoqatave, qytetarëve dhe mediave të cilat me bujari, në mënyrë afatgjate dhe me strategji e ndihmojnë zhvillimin e bashkësisë.

Aktiviteti realizohet me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian dhe Fondit Ballkanik për Demokraci./Telegrafi/

Exit mobile version