Telegrafi

Sonte rifillon shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Angli

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se shitja e biletave online e valës së dytë do të fillojë sonte.

Ka pasur shumë ankesa për mënyrën e blerjes dhe mungesën e biletave kur ato dolën në shitje.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se kompania për shitjen e biletave online do të rifillojë me valën e dytë të shitjes së biletave për ndeshjen Kosovë – Angli, sonte në orën 21:30”, thuhet në njoftim.

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Nuk është bërë e ditur se sa është numri i biletave që do të hidhen në shitje.

Biletat mund t’i blini në platformën online tiks.app.

Kosova e pret Anglinë të dielën në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve për Euro 2020. /Telegrafi/