KB Rahoveci do të zhvillojë sonte mbrëma çerekfinalen ndaj Trepçës ku luan si nikoqir në këtë takim në Suharekë, pasi që nuk ka ende palestër qyteti edhe pas 10 vitesh fillimi të ndërtimit.
Edhe pse Trepça shihet si favorite absolute në këtë duel çerekfinal ku fitorja plason ekipin fitues në Final Four, në Rahovec refuzojnë të dorëzohen.
Sipas burimeve të Telegrafit, klubi është siguruar që organizimi i këtij dueli të jetë i një niveli të lartë dhe që mijëra tifozë të jenë prezent në këtë duel në Suharekë, pavarësisht distancës së largët.
Edhe lojtarët dhe trajneri janë përgatitur për këtë duel në stërvitjen e fundit që të mposhtin Trepçën.
Në anën tjetër, mitrovicasit vijnë nga një humbje shokuese te Ylli në po të njëjtën palestër ku zhvillohet sot çerekfinalja, kurse Rahoveci ka dy fitore radhazi në ndaj Kerasanit dhe Yllit.
Në rast të një triumfi të Rahovecit kjo do të ishte arritja më e amdhe në histori të sportit të qytetezës simpatike që njihet për traditën e Vreshtarisë, kurse mitrovicasit e kanë patjetër fitoren në këtë duel pasi që Final Four pritet të organizohet këtë vit në Mitrovicë nga 17 deri 19 shkurt.
Rahoveci – Trepça luhet nga ora 19:00 në palestrën “13 qershori” në Suharekë. /Telegrafi/