Telegrafi

Sonte premiera e dokumentarit “Korrupsioni, askush mbi ligjin”

RTV Dukagjini në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, sonte nga ora 19:00 do të shfaqin premierën e dokumentarit “Korrupsioni, askush mbi ligjin” të gazetarit Fidan Rama.

Ky dokumentar shfaqet në kuadër të javës kundër korrupsionit, ndërsa tregon se si Shtetet e Bashkuara të Amerikës i janë qasur luftës kundër kësaj dukurie.

Në këtë material do të shfaqen intervista me prokuror e gjykatës të cilët kanë hetuar e burgosur qindra persona, duke përfshirë edhe drejtues shtetesh të cilët ishin zënë duke u korruptuar.

 


Dokumentari në fjalë pritet t’i shërbej audiencës në Kosovë si një nga eksperiencat më të mira që SHBA-të kanë bërë në luftë kundër korrupsionit. E tërë ceremonia e premierës do të shoqërohet me një gala mbrëmje ku do të jetë shumë mysafirë të ftuar, përfshirë drejtues të shtetit, prokuror, gjykatës, zyrtarë policorë, përfaqësues të shoqërisë civile e të tjerë.

E tërë ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejtë në RTV Dukagjini, duke filluar nga ora 18:30. /Telegrafi/