Site icon Telegrafi

Sonte përfundon edicioni i 56-të i festivalit “Mbrëmjet strugane të poezisë”

Me manifestimin poetik “Ura të Strugës” dhe dorëzimin e çmimeve të sivjetshme të festivalit, sonte përfundojnë “Mbrëmjet strugane të poezisë” të 56-tat me rradhë.

Festivali nesër zhvendoset për në Shkup, ku në mënyrë tradicionale do të mbahet Mbledhja e poetëve në Matkë, ndërsa në mbrëmje do të ketë edhe Miting ndërkombëtar të poezisë në sheshin “Maqedonia”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edicioni i sivjetëm i “Mbrëmjet strugane të poezisë” filloi me datë 23 gusht, me leximin e poezive ndërkombëtare “Merdianet poetike”, në të cilën poezinë e tij të parë e recitoi fituesi i sivjetëm i “Kurora e artë”, Charles Simic, ndërsa hapjen solemne të festivalit e bëri Ministri i kulturës, Robert Allagjozovski.

Në “Mbrëmjet strugane të poezisë” të vitit 2017 marrin pjesë tridhjetë poetë nga Maqedonia dhe jashtë./Telegrafi/

Exit mobile version