Peja e ka nisur shumë mirë stinorin pranveror këtë edicion, duke i mposhtur rivalët kryesorë, si Sigal Prishtinën dhe Trepçën. Ndërsa, dy ndeshjet që i zhvilluan me prizrenasit gjatë stinorit vjeshtor, pejanët shënuan fitore bindëse ndaj tyre.
Në anën tjetër, edhe Bashkimi po kalon në një formë të mirë pasi këtë stinor e ka filluar mirë me tri fitore radhazi, ndaj Vëllaznimit, Dritës dhe Kosovës së Vushtrrisë.
Peja hyn si favorite në këtë ndeshje duke marrë parasysh fondin e lojtarëve që ka dhe me një lojtar si Dardan Berisha në radhët e saj, pritet të dalë fituese nga kjo ndeshje.
Sot zhvillohet edhe një ndeshje që i takon xhiros së 18-të të BKT Superligës së Kosovës. RTV 21 e pret skuadrën e Dritës, në përballjen që nis gjithashtu në orën 20:00. Derbi tjetër i kësaj jave mes Sigal Prishtinës e Trepçës luhet të dielën.
Ndeshjet e xhiros së 18-të:
E shtunë
RTV 21 – Drita, 20:00
Peja – SigKos Bashkimi, 20:00
E diel
19:00 Kosova – Vëllaznimi
20:15 Sigal Prishtina – Trepça
Tabela
1. Peja F:16 H:1 Pikë: 33
2. Sigal Prishtina F:15 H:2 Pikë: 32
3. SigKos Bashkimi F:12 H:5 Pikë: 29
4. Trepça F:9 H:8 Pikë: 26
5. RTV 21 F:7 H:10 Pikë: 24
6. Vëllaznimi F:4 H:13 Pikë: 21
7. Drita F:4 H:13 Pikë: 20(-1)
8. Kosova F:1 H:16 Pikë: 18
/Telegrafi/