NASA ka njoftuar publikun se sonte në mbrëmje mund ta shohin nga afër planetin Mars.
Planeti i kuq do të duket më së miri sot, pasi Marsi do të shfaqet më i madh dhe më i shndritshëm se sa ka qenë para 15 vitesh.
Thuhet se dy planetët do të jenë në një distancë shumë të vogël nga njëri-tjetri. Mendohet të jetë 57.6 milion km.
Kjo është distanca më e vogël që Marsi dhe Toka do të kenë me njëri-tjetrin deri në tetorin e vitit 2020, por Planeti i Kuq vendoset në këtë pozicion çdo 15-17 vjet.
Ata që kanë parë eklipsin hënor më 27 korrik, kanë shansin të shohin gjithashtu edhe Marsin sonte, sepse planeti i kuq do të jetë i dukshëm brenda rrezes natyrale të satelitit tonë.
Kështu, jeni gati për të parë spektakël sonte? Marsi, gjatë këtyre ditëve deri në shtator do të jetë më afër Tokës duke vizituar orbitën e saj.