Telegrafi

Sonte nis nata e parë gjysmëfinale e “Kënga Magjike 2021”

Sot (e mërkurë) do të fillojnë netët gjysmëfinale të edicionit të 22-të të festivalit “Kënga Magjike”.

Së bashku me producentin Ardit Gjebrea, sivjet kompeticioni muzikor do të prezantohet nga artistja Marsela Çibukaj.

Ndërkohë, nata e dytë gjysmëfinale do të mbahet nesër kurse finalja e madhe më 29 maj.

Kënga Magjike 2021

Këtë vit, pjesë e jurisë janë: Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kënga Magjike

Disa nga artistët që do të performojnë në “Kënga Magjike 2021” do të jenë: Soni Malaj, Linda Halimi, Fifi, Alban Ramosaj etj.

Kënga Magjike 2021

Duhet theksuar se fituese në “Kënga Magjike 2019” ishte Eneda Tarifa me këngën “Ma Zgjat Dorën”.

Vitin e kaluar festivali nuk ishte mbajtur për shkak të gjendjes me COVID-19. /Telegrafi/