Llogaritja verore e kohës në Evropë nis sonte, kur akrepat duhet të lëvizen një orë përpara.
Më saktësisht, koha në orën 02:00 do të llogaritet si 03:00.
Ora verore në Evropë do të zgjasë deri në fundjavën e fundit të muajit tetor, kur edhe nis llogaritja dimërore.
Kalimi në llogaritjen verore dhe dimërore ka nisur për herë të parë në vitin 1916, në vendet e Evropës veriore, për të kursyer energji.