Site icon Telegrafi

Sonte nis Eurovisioni – lista me shtetet pjesëmarrëse në gjysmëfinalen e parë

Pas një anulimi të pashembullt të veprimtarisë së vitit të kaluar, Eurovisioni është rikthyer – me gjysmëfinalen e parë që fillon sonte (e martë).l

Siç është planifikuar, sonte gjysmëfinalja e parë e ngjarjes do të zhvillohet në ‘Ahoy Arena’ në Roterdam, Holandë, sipas të gjitha rregulloreve dhe masave të nevojshme të mbrojtjes kundër pandemisë në vazhdim të coronavirusit .

Të martën në mbrëmje, 16 shtete do të paraqesin këngët e tyre në skenë, por vetëm dhjetë prej tyre do të marrin një vend në finalen e madhe, e cila do të mbahet të shtunën më 22 maj.

Ashtu si me të gjitha shfaqjet e tjera, vendimi përfundimtar do të përcaktohet nga publiku dhe juritë kombëtare, secili me 50 për qind të peshës në rezultat.

Nga Ballkani, shtetet konkurruese të natës së sotme janë Sllovenia e cila përfaqësohet me këngën “Amen” nga Ana Soklič, Kroacia me “Tick-Tock” nga Albina dhe Maqedonia e Veriut me këngën “Here I Stand” nga Vasil.

Kjo është renditja e shteteve që garojnë në natën e parë gjysmëfinale të Eurovision 2021:

Lituania / The Roop – “Discoteque”
Sllovenia / Ana Soklič – “Amen”
Rusia / Manizha – “Russian Woman”
Suedia / Tusse – “Voices”
Australia / Montaigne – “Technicolour” (Performancë live, jo fizike në skenë).
Maqedonia e Veriut / Vasil – “Here I Stand”
Irlanda / Lesley Roy – “Maps”
Qipro / Elena Tsagrinou – “El Diablo”
Norvegjia / TIX – “Fallen Angel”
Kroacia / Albina – “Tick-Tock”
Belgjika / Hooverphonic – “The Wrong Place”
Izraeli / Eden Alene – “Set Me Free”
Rumania / ROXEN – “Amnesia”
Azerbajaxhani / Efendi – “Mata Hari”
Ukraina / Go_A – “Shum”
Malta / Destiny – “Je Me Casse”. /Telegrafi/

Exit mobile version