Site icon Telegrafi

Sonte nis edicioni i 61-të i Festivalit të Këngës në RTSH

Arbana Osmani (Foto: Instagram)

Edicioni i 61-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të fillojë sonte (e hënë).

Në këtë kompeticion muzikor do të jenë 26 këngë pjesëmarrëse, 16 prej të cilëve janë artistë që kanë performuar edhe më parë, gjersa 10 të tjerë artistë të rinj dhe grupe alternative.

Festivali i Këngës në RTSH do të japë tri çmime: vendi i parë, vendi i dytë dhe vendi i tretë, një çmim për artistët e rinj dhe grupet alternative dhe një çmim për karrierë.

Ndryshe nga vitet e kaluara, fituesi i këtij edicioni do të zgjidhet me votat e publikut me anë të SMS-ve.

Lexo po ashtu Arbana Osmani do të prezantojë edicionin e këtij viti të Festivalit të Këngës në RTSh

Arbana Osmani ndërkohë do jetë nikoqire e Festivalit, teksa prapa tij qëndrojnë edhe emra të njohur si: Eduart Grishaj, Shpëtim Saraçi, Bojken Lako dhe Eraldo Rexha.

Festivali do të nisë sonte (19 dhjetor) dhe do të zgjasë deri më 22 dhjetor.

Më poshtë lista e plotë me artisët dhe këngët pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës në RTSH:

Exit mobile version