Spektakli i njohur i talenteve “The Voice of Albania” do të startojë sonte (e premte) në orën 21:00 me edicionin e tij të gjashtë.
Edhe këtë vit plot konkurrentë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia janë paraqitur në këtë spektakël, për të garuar në audicionet e fshehura, prej të cilave vetëm 56 do të vazhdojnë rrugëtimin.
Prezantues i programit këtë vit është Ledion Liço, teksa anëtarët e jurisë janë: Alban Skënderaj, Besa, Xuxi dhe Rona Nishliu, të katërt për herë të parë marrin pjesë në këtë spektakël.
Ata janë shumë të emocionuar për fillimin e këtij edicionit të ri, ndaj kanë ndarë me fansat në rrjetet sociale fotografi, të ndryshme përmes së cilave bëjnë thirrje që t’i ndjekin sonte në orën 21:00 në Top Channel.
Mbetet të shihet se cilët do të jenë këtë vit zërat e rinj më premtues në spekaklin e njohur./Telegrafi/