Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të flasë sonte ne emisionin “Personale” të TV Dukagjinit.
Si asnjëherë më parë, ai do të tregojë detaje rrëqethëse të luftës, por edhe bashkë-veprimtarinë me dy vëllezërit e rënë – Luanin dhe Shkelzenin.
Haradinaj do të flasë në detaje për lidhjet e tij me haraçin dhe lojërat e fatit.
Kreu i AAK-së do të tregojë detaje interesante të bashkëveprimit të bllokut opozitar, derisa do të shpjegoëj se pse mendon se Isa Mustafa nuk është kryeministri i duhur.
Rrëfimin do të mund ta ndiqni prej orës 20:00 këtë të shtunë edhe ne telegrafi.com.
“Personale” me autore Krenare Vokshi Shala është emision ku personalitete të politikës artit dhe medias tregojnë të pathënat. /Telegrafi/
https://youtu.be/Qtc3CzLzQbc