Ushtaraku që morri pjesë në tri luftëra kundër Serbisë, rrëfen sonte, si asnjëherë më parë, në “Personale” të TV Dukagjinit.
Ish-komandanti i UÇK-së, Naim Maloku, zbulon detaje nga lufta në Slloveni, Kroaci dhe Kosovë.
Ai tregon për përplasjen e Tahir Zemajt me Ramush Haradinajn dhe me telashet që disa eprorë të UÇK-së kishin me ata që e pranonin Ibrahim Rugovën si president.
Për herë të parë Maloku rrëfen atentatin e pasluftës ndaj tij, për të cilin thotë se nuk u ka treguar as familjes.
“Personale” me autore Krenare Vokshi Shalën është emisioni ku personalitete të artit, politikës dhe medias tregojnë të pathënat. Emisioni shfaqet drejtpërdrejt edhe në telegrafi.com, prej orës 22:30.
https://youtu.be/t8e8KTMIdj8