Shtatëmbëdhjetë vjet pas çlirimit, Kosova ende nuk është anëtare e OKB-së dhe nuk e ka përmbyllur procesin e shtetndërtimit – as në legjitimimin ndërkombëtarë e as në konsolidimin e brendshëm.
Ilir Deda, politikani që gjatë është marrë me defektet e politikbërjes në Kosovë rrëfen në TV Dukagjini arsyet që kanë bërë që Kosova të mos jetë ajo e ëndërruar para 17 viteve.
Puna UNMIK-ut dhe EULEX-it, trazirat e marsit, mungesa e sundimit të ligjit, dhuna në institucione dhe mungesa e tranzicionit politikë, janë temat për të cilat do të flasë Deda.
https://youtu.be/LU6kcXrA9jA
Ai do të përshkruajë rolin e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, LDK-së së tashme, si dhe rolin e presidentit të tashëm, Hashim Thaçit, në Kosovën e pasluftës. Sipas tij, LDK e tashme nuk ka asgjë të përbashkët me atë të Rugovës dhe Thaçi nuk është simbol i pavarësisë.
Për më shumë, Deda do të rrëfejë edhe arsyen finale të ndarjes nga VV dhe Albin Kurti.
“Personale”, me autore Krenare Vokshi Shalën, është emision i RTV Dukagjinit ku personalitete te politikës, artit e medias tregojnë të pathënat e deritashme.
Rrëfimin e Dedës dhe emisionin do të mund ta ndiqni edhe në telegrafi.com, prej orës 20:00. /Telegrafi/
https://youtu.be/gwMabvM8GDM