Këtë të shtunë prej orës 20:00, zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njeriu që vlerësohet si “truri i PDK-së”, Hajredin Kuçi do të rrëfejë si asnjëherë më parë për jetën, politikën, drejtësinë, dhe përballjen me mungesën e sundimit të ligjit.
Ai do të komentojë ndryshimin në kohë të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, do të flas për komandantët e burgosur të UÇK-së si dhe do të tregoj përgjegjësinë që ka partia e tij për gjendjen aktuale në vend.
“Personale” me autore Krenare Vokshi-Shalën është produkt i ri i TV Dukagjinit.
Një emision ku politikanë, njerëz të artit e medias do të ballafaqohen me të kaluarën dhe të tashmen si dhe me tregime që nuk do të donin t’i flisnin.
Emisioni do të mund të ndiqet drejtpërdrejt edhe në Telegrafi.com
https://www.youtube.com/watch?v=uEM6fY5A8hM