Telegrafi

Sonte në TV Dukagjini, Fatmir Limaj rrëfen në “Personale”

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj mendon se Hashim Thaçi është njeri pa parime dhe që drejtohet ekskluzivisht nga interesi personal.

Këtë dhe përshkrime të tjera për Thaçin, Kadri Velesin, Isa Mustafën e Ramush Haradinajn, ish-nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj, i ka bërë në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit, që transmetohet sonte prej orës 22:30.

Si asnjëherë më parë, Limaj në këtë intervistë ka përmendur me emër njerëzit që ai mendon se qëndrojnë prapa akuzave kundër tij, akuza që thotë se do të dëshmohent se janë të montuara.

Limaj ka treguar rrëfime ekskluzive nga lufta dhe paslufta në Kosovë.

“Personale”, me autore Krenare Vokshi Shalën, është emision ku personalitete të politikës, artit dhe medias tregojnë të pathënat e tyre.

Emisioni transmetohet drejtpërdrejt edhe në telegrafi.com, duke filluar nga ora 22:30.