Site icon Telegrafi

Sonte, në TV Dukagjini: Enver Hoxhaj rrëfen në “Personale” (video)

Ministri i punëve të Jashtme dhe zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, do të flas sonte në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit.

Hoxhaj do të ndajë, si asnjëherë më parë, detaje të jetës në krye diplomacisë kosovare, pastaj pjesëmarrjes në bisedimet për statusin e Kosovës, por edhe ato për lehtësimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Ai do të tregojë ekskluzivisht incidentin në Beograd që mund të vlerësohej si atentat ndaj Hoxhajt.

Ministri kosovar do të flas për qeverisjen e PDK-së për veriun e Kosovë dhe zgjatjen që e mban Rusia në Kosovë nëpërmjet UNMIK-ut.

Këto dhe shumë detaje të tjera të publikuara në librin e sapodalë të Enver Hoxhajt, “Ngritja e një shteti”, do t`i ndiqni sonte me fillim prej orës 20:00.

Emisionin mund ta ndiqni edhe në telegrafi.com

“Personale”, me autore Krenare Vokshi Shalën, është emision ku personalitete të politikës, artit e medias tregojnë të pathënat e tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=w7jmhWkhHsM

Exit mobile version