Avokati Arianit Koci do të tregojë sonte në emisionin “Personale” të RTV Dukagjinit, sfidat e të qenit avokat.
Në këtë intervistë ai tregon detajet se si erdhi deri tek Krijimi i Gjykatës Speciale për krimet e UÇK-së.
Djali i kompozitorit Akil Koci dhe këngëtares Xhejlane Broqi, tregon si asnjëherë më parë se si është jetë e të qënit djali i një çifti që i takon besimeve të ndryshme: katolike dhe myslimane.
Në të njëjtën interviste, Koci tregon për dashurinë e tij për qentë, ambiciet e tij politike, si dhe vlerëson liderët e partive aktuale.
Emisionin mund ta ndiqni drejtpërdrejt edhe në telegrafi.com duke filluar nga ora 22:30.
Personale me autore Krenare Vokshi Shalën është emisioni ku personalitete të artit, politikës dhe medias tregojnë të pathënat e tyre. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=sr-HL-FgGEA