Asociacioni për Edukim “Penda” organizon mbrëmje solemne për grumbullimin e fondeve për të mbështetur studentet e suksesshëm!
Deri më tani, Penda ka gjeneruar të ardhura në mënyre të pavarur nëpërmjet të donacioneve individuale dhe nga udhëheqësia e saj. Qëllimi ynë është që të zgjerojmë veprimtarinë tonë dhe të risim numrin e studentëve që mbështesim. Për këtë nevojitet mbështetje më e gjërë nga shoqëria!
Një sasi e caktuar e fondeve do të grumbullohen nga shitja e biletave, kurse të pranishmit mund të kontribujnë me donacione shtesë.
Gjithashtu, në këtë mbrëmje do të jenë prezent edhe bursistët e Pendës të cilët i mbështetëm gjatë vitit akademik 2018/2019.
Çmimi prej 1500 MKD për biletë përfshin hajen dhe pijen, dhe një sasi të caktuar donacioni.
Programi do te shoqërohet me tinguj të Jazzit me artistë nga Filharmonia e Maqedonisë së Veriut.
Veç kësaj, gjatë mbrëmjes gjithashtu do të bëhet një ankand ku do të mblidhen fonde nga pikturat e dhuruara nga artistët.
Në program kemi paraparë edhe ndarjen e mirënjohjeve për veteranë të arsimit nga Tetova.