Shfaqja ‘Mësimi’ i Eugen Ioneskos me regji të Ilirjan Himaj nga Kosova, sonte do të jepet premiera në ‘Teatrin e Kumanovës’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shfaqja, e cila është një dramë e teatrit avangard francez, flet për një nxënëse adoleshente të etur për mësime. Nevoja dhe dëshira për të vjelë dije e përballë nxënësen me vrazhdësinë dhe dhunën e një profesori psikopat.
Rolet në shfaqje do t’i interpretojnë aktorët: Shkëlqim Islami, Hajat Toçilla dhe Enver Halimi. Ndihmës regjie është Ibër Deari, kompozitor Memli Kelmendi, skenografia është e Ardian Kadriut, ndërsa kostumet i ka realizuar Bjondina Abduli, njofton AIM.
Shfaqja ‘Mësimi’ në Teatrin e Kumanovës do të shfaqet edhe nesër prej orës 20:00. /Telegrafi/