Telegrafi

Sonte në Tap n’Temë: Shpërblime të mira e temë interesante, në quizin më atraktiv në vend

Duke filluar nga ora 20:00, në gjirafaVideo zhvillohet një tjetër quiz interesant, formati më i ri i quajtur Tap n’Temë. Lojtarët, javën e kaluar zgjodhën temën e dëshiruar, ndërsa sonte kanë mundësi të fitojnë shpërblime, duke ju përgjigjur pyetjeve nga ajo temë.

Regjistrohu tani, kliko këtu.

Tap n’Temë është quizi më i ri nga gjirafaVideo, si pjesë e TapQuiz, tanimë quizit të njohur e të dashur nga publiku. Në këtë quiz, lojtarët gjatë lojës votojnë një nga tre temat që u shfaqen gjatë lojës. Nga ajo temë apo kategori që votohet më shumë do të zhvillohet Tap n’Temë e radhës. Javën që shkoi, lojtarët e TapQuiz votuan për temën “Filma dhe Aktorë”, e sonte ata do t’i presin plot 15 pyetje nga kjo temë shumë interesante.

E kur flitet për gjëra interesante, si gjithmonë në TapQuiz, shpërblimet janë përtej interesantes.

Sonte për tre vendet e para dhurohen super shpërblime:

Vendi i parë fiton Tablet Samsung Tab A

Vendi i dytë fiton Kamerë Fujifilm Instax

Vendi i tretë fiton Set Gamdias

Nëse ende nuk ke luajtur në Tap n’Temë, e në të njejtën kohë je adhurues i filmit, sonte është një mundësi shumë e mirë për të fituar shpërblime, e për t’u argëtuar për rreth një orë.

Tap n’Temë, që moderohet nga aktorja dhe moderatorja e njohur Jonida Vokshi, ka sjellur shumë risi në lojën e saj. Nga tani lojtarët kanë 15 pyetje, 3 raunde të ndryshme, një ndihmë për njërën pyetje, e befasi të tjera, të cilat e bëjnë lojën më interesante.

Për të qenë pjesë e këtij quizi të bukur, ju duhet të regjistroheni. Ndiqni hapat më poshtë për t’u regjistruar:

Hyr në GjirafaVideo.com

Kyçu në llogarinë tënde në Gjirafa

Nëse nuk ke llogari, e krijon një shumë shpejtë me të dhënat tuaja bazike

Shkon në seksionin LIVE TV

Klikon mbi videon e parë live – Tap n’Temë

Klikoni mbi butonin “Hyr në quiz”, i cili gjendet poshtë videos (nëse je nga telefoni) ose djathtas videos nëse je nga laptopi

Bëhu gati për lojë.

Regjistrohu duke klikuar këtu.