Telegrafi

Sonte në Tap n’Shije dhurohet plot 10 shpërblime!

Gjasat për të fituar në Tap n’Shije janë rritur këtë javë. 10 shpërblime do të dhurohen për më të mirët e natës së sontme, për dallim nga 3 shpërblime që dhurohen zakonisht. Tap n’Shije fillon në ora 19:00 në GjirafaVideo.

Regjistrohu duke klikuar këtu dhe bëhu gati për një lojë shumë interesante, sonte nga ora 19:00. Tap n’Shije rikthehet nga java e kaluar, për një lojë 10 herë më të mirë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve ju mund të fitoni shpërblime fantastike. Adriana Matoshi, moderatorja e Tap n’Shije do të shfaqet nga shtëpia e saj për të udhëhequr këtë quiz të dashur.

Këto janë shpërblimet për sonte:

Vendi i parë fiton 100 euro kupon në GjirafaMall
Vendi i dytë fiton Set Calvin Klein
Vendi i tretë fiton Makinë rroje
Vendi i katërt deri dhjetë fitojnë Shportë me produkte nga Ananas Impex

Pra, sonte dhurohen 10 shpërblime për më të mirët e Tap n’Shije. Por, të mirat nuk përfundojnë këtu. Për komentin më të mirë kujdeset GjirafaMall, e cila komentuesit më kreativ do t’ia bëjë një dhuratë të bukur.

Që të jeni pjesë e Tap n’Shije, ju duhet të regjistroheni. Regjistrimi është i domosdoshëm për shkak se të dhënat e vendosura do të ndihmojnë në dërgesën e shpërblimeve dhe kontaktin me fituesit.

Regjistrimi është i hapur nga ora 15:00 dhe mbetet i hapur deri në fillimin e pyetjes së parë në Tap n’Shije. Që të regjistroheni ndiqni këto hapa të thjeshta:

– Hyni në GjirafaVideo.com
– Kliko mbi Live TV
– Klikoni tek video me titull “Tap n’Shije by GjirafaVideo”
– Regjistrohuni ose nëse keni llogari kyçuni
– Klikoni “Hyr në quiz”
– Bëhuni gati për lojë

Kliko këtu dhe regjistrohu menjëherë, për të luajtur në një Tap n’Shije fantastike.