Site icon Telegrafi

Sonte në Shkup do të shfaqet filmi dokumentar që trajton problemin me hedhjen e ushqimit

Filmi dokumentar ‘Taste dhe waste’ i cili ka marrë edhe çmim, që trajton problemin botëror me hedhjen e ushqimit, do të shfaqet sonte në Dhomën Publike në Shkup-Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky film dokumentar e tregon të vërtetën e hidhur për hedhjen e miliona tonë ushqim. Në të provohen që të gjenden arsyet dhe zgjidhjet, ndërsa gjatë kësaj të rritet edhe ndërgjegjja për atë se çfarë mund të ndërmarrë secili prej nesh, njofton AIM.

Shfaqja e filmit është në organizim të asociacionit ‘Hajde Maqedoni’ dhe vjen në periudhën kur tek ne propozohen ndryshime ligjore për ndryshimin e gjendjes. Pas shfaqjes të filmit është parashikuar edhe debat. /Telegrafi/

Exit mobile version