Telegrafi

Sonte në Shkup hapet këndi i parë frankofon

Libraria ‘Literatura.mk.’, shtëpia botuese ‘Ars Lamina publikacii’ dhe Instituti francez në Shkup, sonte do ta hapin këndin e parë të specializuar shitës frankofon në Maqedoni, njofton AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në hapje të librarisë, do të mbajë fjalim ambasadori francez Christian Timonier dhe drejtori i shtëpisë botuese Ars Lamina, Darko Fidanoski. /Telegrafi/