Site icon Telegrafi

Sonte në RTV Dukagjini, ligjërata e Hetem Ramadanit, “Shëndeti dhe Suksesi”

Mbrëmë një panel mbi 300 personash, biznesmeni i njohur Hetem Ramadani, është përgjigjur në shumë pyetje që lidhen me shëndetin dhe suksesin.

Ramadani aty ka folur se si sipas tij çdo sëmundje është e shërueshme, por i njëjti ka dhënë porosi se kjo duhet të bëhet me vullnetin e secilit që preket nga sëmundjet.

Ndërkohë në sallë shumë prej të pranishmëve kanë treguar dhe paraqitur përvoja e tyre se si janë shëruar nga metodat e Hetem Ramadanit duke nisur nga Diabeti e deri te Parkinsoni.

Ky forum është organizuar nga Rotary Club Prishtina, ndërsa të gjitha parat e grumbulluar nga ky organizim do t’i dedikohen blerjes se aparatit Echo i cili do t’i dorëzohet Qendrës së Mjekësisë Familjar në Prishtinë.

Ndërkohë ju njoftojmë se për gjithë ata që nuk kanë mundur të jenë prezent në këtë organizim, RTV Dukagjini përkatësisht emisioni DEBAT + do ta transmetojë të plotë nga ora 20:30 , gjithë ligjërimin e Hetem Ramadanit për shëndetin dhe suksesin. /Telegrafi/

Exit mobile version