Telegrafi

Sonte në RTV Dukagjini fillon kuizi “Detektivi”

Sonte në RTV Dukagjini do të fillojë emisioni më ri i një formati të veçantë.

“Detektivi” nën moderimin e Edita Doli– Muhaxherit do të jetë emisionin i zhanrit të kuizeve dhe gara do të jetë mjaft interesante.

Loja do të zhvillohet mes tre kandidatëve ku vetëm njëri prej tyre do të kalojë në çerekfinale.

Emisioni do të fillojë sonte nga ora 22:00 dhe do të transmetohen në të njëjtën orë nga e hëna në të premte./Telegrafi/