Site icon Telegrafi

Sonte në Prishtinë bëhen homazhe për Alexei Navalny, kritikun e Putinit që vdiq në rrethana misterioze në burg

Në Prishtinë sonte do të bëhen homazhe për Alexei Navalny, liderin e opozitës ruse, i cili vdiq në rrethane misterioze në një burg të Rusisë.

Homazhet do të bëhen në ora 18:00, para Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Prishtinë.

“Përfaqësues të shoqërisë civile këtë do ta bëjnë duke ndezur qirinj dhe ekspozuar fotografinë e Navalny-t, edhe si protestë para Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Prishtinë. Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny vdiq në rrethana misterioze në moshën 48-vjeçare, në një burg në Siberinë Perëndimore në Rusi. Ai ishte shpallur nga Amnesty International si i burgosur i ndërgjegjes”, thuhet në komunikatë.

Organizator i homazhit është “The Geopost”

Lexo po ashtu Haradinaj-Stublla komenton vdekjen e kundërshtarit të Kremlinit: Rusia dhe Serbia, njësoj si nën regjimin e Millosheviqit

Ndryshe, Navalny si lideri më i shquar i opozitës ruse, kishte qenë i burgosur që kur u kthye nga Gjermania në vitin 2021 pas helmimit.

Ai vdiq në burgun e Arktikut të premten, por autoritetet ruse pretendojnë se ai u rrëzua pas një shëtitjeje. /Telegrafi/

Exit mobile version