Site icon Telegrafi

Sonte në “Personale” të TV Dukagjinit, flet Berat Buzhala (Video)

Berat Buzhala është protagonisti i radhës në emisionin Personale të TV Dukagjinit.

Si asnjëherë më parë, Buzhala në këtë emision do të tregojë për mënyrën se si funksionin PDK, partia me të cilën Buzhala ka qenë deputet.

Ai tregon për mënyrën e vetme se si mundet PDK-ja dhe se çfarë do të ndodh me këtë parti pasi të mposhtet.

Publicisti dhe drejtori i gazetës Express, flet në këtë intervistë edhe për Vetëvendosjen, AAK-në e Nismën dhe nevojën për një lëvizje të re politike.

Sipas Buzhalës, Hashim Thaçi është bërë personalitet falso.

Personal,e me autore Krenare Vokshi Shalën është emision kur personalitete të artit, medias dhe politikës tregojnë të pathënat e tyre.

Emisionin do të mund ta ndiqni drejtpërdrejt në telegrafi.com prej orës 20:00.

https://www.youtube.com/watch?v=OimHtBwc9yE

Exit mobile version