Sonte në emisionin “Përballje” do të diskutohet për vonesat në përfundimin e rrugëve magjistrale Prishtinë – Mitrovicë dhe Prishtinë – Pejë.
Pse ka vonesa në përmbyllje të këtyre rrugëve?
Cilat janë ankesat e banorëve?
Pse 10 vjet pas fillimit të punëve ende nuk kanë përfunduar këto rrugë magjistrale?
A janë kryer me kohë punët nga Ministria e Infrastrukturës dhe Mjedisit?
A ka probleme me shpronësim e vonesa dhe pse?
A ka pasur devijime në këto rrugë dhe për çfarë arsyesh?
Sa kanë qenë ministritë transparente për këto projekte? ]
Për të diskutuar për këto tema, Muhamet Hajrullahu ka ftuar:
Mal Lokaj- Departamenti i rrugëve, Ministria e Infrastrukturës
Afrim Murati – Departamenti i shpronësimit, Ministria e Mjedisit
Fjolla Uka – KDI
Berat Sadiku – Drejtor i Urbanizmit, Komuna e Vushtrrisë
Emisioni “Përballje” transmetohet çdo të hënë nga ora 20:30 në RTV Dukagjini dhe Telegrafi.com