Në emisionin “Përballje” sonte do të diskutohet për rolin dhe rëndësinë që ka diaspora në Kosovë.
Cili është potenciali i diasporës?
Sa merren parasysh kërkesat e tyre dhe si përgjigjen institucionet e shtetit të Kosovës?
Pse diaspora kërkon më shumë përfshirje e komunikim me Kosovën e vendet shqiptare?
Si duhet të ndryshojë përshtypja që diaspora dërgon vetëm para në Kosovë, e jo dije e ekspertizë?
Cili është qëndrimi i të rinjve nga Finlanda, Gjermania e vende të tjera?
Për të diskutuar për këto tema në emisionin “Përballje” me Muhamet Hajrullahun janë ftuar:
Valon Murati – ish ministër i Diasporës
Liza Gashi – OJQ “Germin”
Faton Krasniqi – Gjiganti.com, Finlandë
Arbion Gashi – Arbion Gashi – Kryetar i Komisionit të Integrimit, në Këshillin Rinor Bavarez Diasporë, Gjermani
Emisioni “Përballje” është prodhim i Telegrafit me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të premte në 21:10 në RTV Dukagjini e Telegrafi.com