Në emisionin “Përballje” sonte në RTV Dukagjini do të diskutohet për personat e kthyer në Kosovë nga vala e largimit që kishin ndodhur në vitin 2014.
Sa persona janë kthyer në Kosovë dhe si po shkon ri-integrimi i tyre?
Cili është obligimi i institucioneve në nivel lokal e në nivel qendror? Çka duhet të bëjnë saktë institucionet? Çka përfiton një i kthyer dhe si ka shkuar procesi i risocializimit të tyre në vend.
Kush janë përfitues të gjithë personat e riatdhesuar në programi për ri-integrim?
Për të diskutuar për këto tema në studio me gazetarin Muhamet Hajrullahu janë:
Kushtrim Nreci- Ministria e Punëve të Brendshme
Lulzim Vrapca – Komuna e Prishtinës
Gersi Gashi – D4D
Albert Mecini– Sociolog
Emisioni “Përballje” është prodhim i Telegrafit me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të premte në RTV Dukagjini në ora 21:10. /Telegrafi/