Në emisionin “Përballje”, në këto momente flitet për kombin e 28 Nëntorin. Panelistët Kushtrim Sheremeti-aktor; Fatos Berisha – regjisor; Dastid Pallaska – avokat; e Enkelejda Shatri – stiliste, flasin edhe për debatin Kosovë-Shqipëri për kombin, për kombëtaret, për Dardanët e tifozët Kuq e Zinj.
Si i përgjigjet avokati Dastid Pallaska ish kryeministrit Sali Berisha për ata që ai i quajti “titistë jugosllavë”? Çka thotë Kushtrim Sheremeti për debatin Kosovë-Shqipëri? Ku pajtohen Sheremeti e Shatri me Pallaskën e Berishën e ku jo? Çka mund të bëjnë Kosova e Shqipëria në ekonomi, kulturë, sport e turizëm?
Ndiqeni emisionin live në TV Dukagjini dhe Telegrafi.com, duke filluar nga ora 20:20, ndërsa reprizën të shtunën në ora 10:00.
Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini. /Telegrafi/