Site icon Telegrafi

Sonte në “Përballje”, diskutohet për efektet e taksës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja

Sonte në emisionin “Përballje” do të diskutohet për efektet e vendosjes së taksës doganore prej 10 për qind për mallrat të cilat importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Pse është marrë ky vendim nga Qeveria e Kosovës?

Cilat janë efektet e deritashme e këtij vendimi dhe si është pritur kjo nga prodhuesit vendorë?

A është ky vendim më shumë politik sesa ekonomik?

A do të ketë tërheqje nga ky vendim apo do të ketë shtim të masave për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina?

Për të diskutuar për këto tema do të flasin:

Gazmend Abrashi – Këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj për ekonomi dhe koordinator i Ballkanit Perëndimor

Hykmete Bajrami – Deputete e LDK-së, ish-ministre e Tregtisë dhe Industrisë

Vllaznim Osmani – Sekretar, Klubi i Prodhuesve të Kosovës

Mërgim Prishtina – Kompania Trepharm

Emisioni “Përballje” është prodhim i Telegrafit me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:30 në RTV Dukagjini. /Telegrafi/

Exit mobile version