Sonte në emisionin “Përballje” do të diskutohet se çfarë turizmi ka në Kosovë? Cilat janë zonat turistike në vendin tonë dhe cilat janë kërkesat e vizitorëve?
Prej nga janë vizitorët dhe çfarë kërkesash specifike kanë? A ka infrastrukturë të mjaftueshme për turizëm në vendin tonë? Çka ofron Kosova e cilat janë kapacitetet dhe mundësitë e saj?
Për të diskutuar për këto tema Muhamet Hajrullahu ka ftuar:
Besian Mustafa – Ish drejtor i KIESA
Sali Shoshi – Njohës i turizmit kulturor
Nol Krasniqi – Ballkan Natural Adventure
Dren Zatriqi – Swisscontact Kosova
Emisioni “Përballje” është prodhim i Telegrafit me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të premte në ora 21:10. /Telegrafi/