Telegrafi

Sonte në “Përballje”: Barrierat e grave për qasje në punësim

Në emisionin e sotëm “Përballje” do të diskutohet për barrierat që kanë gratë për qasje në punësim.

Çka po i mban ato larg tregut të punës? A ka qasje të mangët të informatave që lidhen me punësim? A mund të ndikojnë kujdesi ndaj fëmijëve e anëtarëve të moshuar të familjes në punësim të grave si dhe numri i pa mjaftueshëm i çerdheve publike? Cilat janë politikat shtetërore në lidhje me punësimin e grave? Cili do të jetë modeli më i mirë për pushimin e lehonisë në të ardhmen?

Për të diskutuar për këto tema në studio janë:

Mimoza Kqiku –Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Linda Abazi-Morina – Institutit “D4D”

Dita Dobranja – Instituti “RIINVEST”

Shkëndije Loshaj – Krasniqi – Oda Ekonomike Amerikane

Emisioni “Përballje” është prodhim i Telegrafit me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:30./Telegrafi/